Zbulohet arsyeja pse Leipzig kishte fanella të ndryshme mbrëmë

Trajneri i RB Leipzig, Julian Nagelsmann shpjegoi arsyen që çoi në lojtarët e tij të mbanin fanella të ndryshme gjatë fitores së tyre ndaj Tottenham.

Sport

20/02/2020 08:14

Penalltia e Timo Werner e konvertuar në gol i siguroi gjermanëve një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit.

Sidoqoftë, pati konfuzion pasi tifozët vunë re se sponsori i fanellës përpara ishte i ndryshëm nga një lojtar i Leipzig në tjetrin, me disa të bardhë dhe të tjerë të kuq dhe të verdhë, transmeton lajmi.net.

“Gjatë rrugës nga hoteli, fanellat nuk ishin kompletuar në shumë pjesë”, tha Nagelsmann një konferencë për shtyp.

“Nuk ishte në autobus dhe kjo ishte arsyeja pse pati ndryshime. Padyshim që do të zgjidhet për ndeshjen e dytë. Ne do të kemi cilësinë e duhur”. /Lajmi.net/