Zbulohet arsyeja e mungesës së Griezmannit në stërvitje

Klubi i Barcelonës ka mbajtur sot seancën e radhës stërvitore dhe është parë mungesa e Antoine Griezmann.

Sport

08/04/2021 13:18

Griezmann nuk është paraqitur në stërvitjen e sotme stërvitore për arsye se është bërë baba për herë të tretë, transmeton lajmi.net.

Ai ka qenë me bashkëshorten, duke pritur për fëmijën e tretë dhe gjithashtu duke festuar ditëlindjen e dy fëmijëve të tjerë, të cilët rastësisht festojnë të gjithë datën e lindjen me një ditë.

Francezi akoma nuk dihet nëse do të qëndrojë afër familjes për këto kohë, apo do t’i bashkohet grupit për t’u bërë gati për ndeshjen e Klasikes të shtunën kundër Real Madrid.

30 vjeçari ka shënuar tetë gola në La Liga këtë sezon dhe dy të tjerë në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/