Zbulohet arsyeja e festimit ‘ushtarak’ nga lojtarët e Turqisë pas golit kundër Shqipërisë

Turqia ka marrë një fitore të vështirë vetëm në fund të ndeshjes përballë Shqipërisë, me golin e realizuar nga sulmuesi Cenk Tosun.

Sport

12/10/2019 09:34

Ishte një dalje e pamenduar e Thomas Strakoshës që i mundësoi një gol të lehtë Tosun në minutat e fundit të ndeshjes, për tri pikë shumë të rëndësishme për Turqinë, në rrugën kualifikuese për Euro 2020.

Ky gol solli festë të madhe si të lojtarët në fushë, por edhe te tifozët në tribuna, që ishin të zëshëm për 90 minuta.

Në momentin e shënimit të golit, nuk mungoi festa e veçantë e futbollistëve turq, të cilët festuan me simbolin e nderimit ushtarak.

Mediat turke shkruajnë se ai festim ishte për forcat e armatosura turke që po luftojnë në Siri.

Me këtë fitore, Turqia mban vendin e parë në grup me 18 pikë, aq sa ka edhe Franca.

Xhiroja e ardhshme në këtë grup (Grupi H), sjell pikërisht një përplasje Francë – Turqi./Lajmi.net/