Zbulohet anija me 50 milionë dollarë, 5,150 metra nën ujë

Një ekip zbuluesish franko-britanikë kanë gjetur në brigjet e Afrikës një thesar të vërtetë, një anije të zhytur në thelllësi të madhe me 50 milionë dollarë.

Bota

14/04/2015 22:12

E zhytur nga një nëndetëse gjermane më 6 nëntor të vitit 1942, në Atlantikun e Jugut, anija britanike e nisur nga Kajro, është fundosur 5,150 metra nën sipërfaqen e ujit, duke marrë me vete edhe shumën e madhe të parave.

“Një histori e madhe për t’u treguar”, tha Nicolas Vincent, drejtuesi i “Deep Ocean Search”, grupi që kreu operacionin e kërkimit.

1

Anija është gjetur në perëndim të Namibisë, transmeton Shekulli. Nuk ka famën e Titanikut, por që prej fundosjes së saj, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo ka qenë në mendjen e krerëve britanikë, por edhe të historianëve.

Anija u bombardua nga një nëndetëse gjermane, ndërsa transportonte 7,422 tonë mallra dhe më shumë se 2,182 arka me monedha argjendi. Në total, anija transportonte 100 tonë para, në pronësi të thesarit britanik.