Zbulohen të gjitha fanellat e Real Madridit për sezonin e ri

Kanë rrjedhur fanellat e Real Madridit për sezonin 2019/2020.

Sport

31/05/2019 23:15

‘Todosobrecamisetas.com’ ka arritur të sigurojë se si do të duken fanellat e Real Madridit në sezonin e ri.

Fanella e parë e ‘Los Blancos’ do të jetë me ngjyrën tradicionale, të bardhë, me sponsorin në mes, dhe me tri vija ari anash.

Këtë sezon, fanella e dytë e Real Madridit do të jetë me ngjyrë të kaltër, ndërsa fanella e tretë do të jetë një dizajn i gjelbër.

Vlen të ceket se kampionët e Evropës në fuqi po përgatiten për një afat kalimtar shumë aktiv, me Eden Hazard lojtarin kryesor të kërkuar./Lajmi.net/