Zbulohen marrëveshjet – Juve paguan 15 milionë për Dzeko, Roma 20+8 milionë për Milik

Edin Dzeko do të jetë lojtar i Juventus.

Sport

17/09/2020 19:47

Zyrtarizimi i Edin Dzeko te skuadra e Juventus tashmë është vetëm çështje kohe, pasi sipas Fabrizio Romano, të gjitha marrëveshjet janë mbyllur.

Edin Dzeko do të kalojë te Juventus nga Roma, për 15 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Lojtari do të nënshkruajë kontartë 2 vjeçare me ‘Zonjën e Vjetër’, me nga 7.5 milionë euro fitime për sezon.

Arkadiusz Milik në anën tjetër do t’i kushtojë Romës 20 milionë euro, plus 8 milionë euro bonuse. /Lajmi.net/