Zbulohen kushtet që skuadrat e Superligës duhet t’i përmbushin për të luajtur

Komisioni i garave në Federatën e Futbollit të Kosovës ka përcaktuar protokollin e organizimit të ndeshjeve në Kupën e Kosovës dhe në Superligë.

Sport

27/05/2020 21:38

Superliga e Kosovës dhe Kupa e Kosovës janë garat e vetme në futboll që është vendosur të rifillojnë pas pezullimit shkaku i COVID-19.

Por, për organizimin e këtyre ndeshjeve, është paraparë një protokoll i cili duhet të respektohet nga klubet.

Kushtet që duhen plotësuar nga klubet:

Udhëzimet nga Komisioni i Garave

“Protokolli” për vazhdimin i edicionit 2019/2020 dhe “Digit Alb “ Kupa e Kosovës

Në stadium mund të hyjnë nga kryesitë e klubeve 10 persona (jashtë protokollit zyrtar, lista dërgohet në ditën e ndeshjes

te komisioni i garave, administratori dhe delegate i ndeshjes )

Mbledhësit e topave janë vetëm 4 fëmijë (Kadet – U17)

Personat për barelë janë 4 persona

Të dezinfektohen zhveshtorët para fillimit të ndeshjes

Dezinfektimi në tunel ( të gjithë personat zyrtar)

Mjeku kujdestar (FFK-se me protocol te ndeshjes)

Në bankinë të gjithë qëndrojnë me maska (perveç kryetrajnerit)

Të ruhet distanca në bankinë , karriget shtesë afër bankinës për zëvendësuesit ose në tribuna

Të gjithë personat zyrtarë duhet të jenë me maska, para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes

Mikrofoni i efekteve të transmetimit televiziv duhet të jetë në tribuna

Mediet (klubet nikoqire akreditojnë mediet një ditë para ndeshjes deri në ora 12:00, pastaj regjistri të dërgohet në e-mail tek Komisioni i Garave, administratori i Superligës dhe delegati i ndeshjes).

/Lajmi.net/