Zbulohen fjalët e shkëmbyera mes Tuchel dhe Contes gjate përplasjes pas derbit Chelsea-Tottenham

Trajneri i Chleseat Thomas Tuchel dhe ai i Tottenhamit Antonio Conte ishin protagonist të dy përplasjeve fizike gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet skuadrave të tyre. Të dy trajnerët u ndëshkuan me kartonë të kuq pas ndeshjes e cila përfundoi më barazim 2-2. Gjithçka filloi kur Conte e festoi golin e barazimi 1-1 përpara Tuchelit i…

Sport

15/08/2022 13:55

Trajneri i Chleseat Thomas Tuchel dhe ai i Tottenhamit Antonio Conte ishin protagonist të dy përplasjeve fizike gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet skuadrave të tyre.

Të dy trajnerët u ndëshkuan me kartonë të kuq pas ndeshjes e cila përfundoi më barazim 2-2.

Gjithçka filloi kur Conte e festoi golin e barazimi 1-1 përpara Tuchelit i cili reagoi ashpër. Incidenti i dytë ndodhi në fund të ndeshjes kur gjatë përshëndetjes, Tuchel nuk ia lëshoi dorën Contes, përcjellë KosovaPress.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, në momentet e tensionit, Tuchel i tha Contes: “Më shiko në sy”, derisa ish-trajneri i Interit i kërkonte që t’ia lëshonte dorën.

Ashtu siç mund të shihet në video, Conte kapet duke thënë “Molla, molla”, që ka kuptimin “Më lësho, më lësho”.

TUCHEL VS CONTE: ROUND TWO!!! 🤬🤬 pic.twitter.com/XhWuOU4fwD

— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) August 14, 2022