Zbulohen fjalët e McGregor për Cerrone pas fitores në UFC 246

Conor McGregor bëri rikthim të suksesshëm në UFC.

Sport

24/01/2020 09:07

Conor McGregor bëri rikthim të madh në UFC me fitore të jashtëzakonshme ndaj Donald Cerrone.

Ylli irlandez shënoi rikthimin e shumëpritur me fitore me nokaut pas vetëm 40 sekondash luftë, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, ditët para duelit dhe atmosfera pas përfundimit të tij shfaqi respekt maksimal mes tyre.

Kanali i UFC në Youtube ka publikuar pamje të veçanta nga ballafaqimi ku dëgjohen edhe fjalët e McGregor për Cerrone menjëherë pas nokautit.

“Të dua Donald. Krahu im e theu, po?”, i thotë McGregor kundërshtarit të tij, duke ia përmendur goditjet me krah që e hapën rrugën e fitores. /Lajmi.net/

YouTube player