Zbulohen fjalët e fundit të gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi

Ditën e sotme janë zbuluar fjalët e fundit të gazetarit të vrarë saudit Jamal Khashoggi.

Bota

11/11/2018 21:47

Një gazetar turk i kronikës së zezë në gazetën “Daily Sabah”, ka treguar për Al Jazeera se Khashoggi ka kërkuar t’i hiqej qesja nga koka pasi ishte klaustrofobik.

Një regjistrim audio brenda konsullatës së Arabisë në Stamboll ka zbuluar fjalët e fundit të Jamal Khashoggi që u vra brenda të njëjtit vend.

Këtë regjistrim e ka zbuluar gazetari i kronikës së zezë në gazetën “Daily Sabah”, për Al Jazeera.

“Po mbytem…ma hiqni qesen nga koka, jam klaustrofobik,”– mësohet të ketë thënë Jamal në fjalët e tij të fundit. Gazetari turk Karaman tregon gjithashtu se vdekja e tija ka qenë e dhimbshme dhe ka zgjatur 7 minuta, shkruanAl Jazzera.

Trupi i Jamal Khashoggi u gjet në një pyll i copëtuar dhe i groposur. Arabia Saudite deri tani ka arrestuar 18 persona për vrasjen e gazetarit, dhe ka shkarkuar 5 zyrtarë të lartë të qeverisë.

Ndërkohë, Presidenti turk, Erdogan ka kërkuar që ata të ekstradohen në Turqi pasi krimi ka ndodhur në territorin turk. /GSH/