Zbulohen fanellat e Barcelonës për edicionin 2022/23

Mediat spanjolle tashmë kanë zbuluar fanellat e vitit të ardhshëm të gjigantit spanjoll.

Sport

18/09/2021 14:16

Mundo Deportivo, sot gjatë ditës ka zbuluar fanellat që Barcelona do t’i përdorë në sezonin 2022/23, transmeton lajmi.net.

Fanellat janë dizajnuar nga brendi i njohur ‘NIKE’, vetëm sponzori nuk është caktuar ende pasi gjiganti spanjoll nuk ka ende marrëveshje me ndonjë kompani.

Fanellat e para do të jene me ngjyrat tradicionale të klubit, e kuqja dhe e kaltërta që dominojnë.

Ndërsa fanellat e dyta janë të ngjashme me ato që klubi kishte bartur gjatë vitit 1992 me ngjyrë të artë.

Fanellat e treta si asnjëherë më parë do të jenë me ngjyrë të bardhë, ndërsa shihet figura e kryqit me ngjyrat e klubit, kuq dhe kaltër.

Është ende shumë herët për sezonin e ardhshëm, megjithatë gazeta tashmë ka zbuluar fanellat e klubit që pritet t’i përdorin gjatë edicionit 2022/23. /Lajmi.net/