Zbulohen emrat e dy futbollistëve që do të largohen nga Juventus në janar

Juventus ka njoftuar futbollistët në lidhje me vendimin.

Sport

13/09/2019 10:50

Mattia Perin e Marko Pjaca do të largohen nga Juventus, gjatë afatit kalimtar të janarit.

Dy futbollistët e lënduar, janë duke punuar aktualisht rreth rikuperimit.

Por, asnjëri prej tyre nuk pritet ta përfundojë sezonin me skuadrën kampione në fuqi nga Serie A, raportojnë mediat italiane.

Perin dhe Pjaca do të gjejnë skuadra të reja pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit.

Ata janë njoftuar për vendimin nga drejtori sportiv, Fabio Paratici. /Lajmi.net/