Zbulohen emrat e anëtarëve të njësisë speciale serbe që vranë vëllezërit Bytyqi

Prokuroria për krime lufte e Serbisë, ka zbuluar emrat e kryesve të drejtpërdrejtë të vrasjes së vëllezërve Bytyqi, dhe se shpejti kundër tyre do të ngritën aktakuza, shkruan “Nasenovine”.

Lajme

18/08/2015 11:16

Vrasja e vëllezërve Bytyqi, sipas mediave serbe është prioritet, për shkak se Uashingtoni zyrtar insiston në zgjedhjen e kësaj çështje, dhe kërkon që përgjegjësit të ndiqen penalisht, thotë për të përditshmen serbe një burim i afërt me zyrën e prokurorit për krime lufte, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre gjetjeve, aktakuza për rastin Bytyqi është gati, por ajo tani për tani përfshin vetëm tre ish-anëtarë të Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë, të cilët në bazën e tyre në fshatin Petrovo Selo në korrik të vitit 1999 kishin vrarë vëllezërit Bytyqi.

Ndërkaq, prokurori i posaçëm për krime lufte, Vladimir Vukçeviq, ka deklaruar se hetimi i këtij rasti është prioritet  në procesin për krime lufte, dhe se është shënuar përparim në hetime.

Vëllëzërit Bytyqi, me nënshtetësi amerikane, kishin ardhur për të luftuar në Kosovë.

Pas përfundimit të luftës, ata kishin marrë disa civilë serbë duke u ndihmuar që të largohen nga Kosova. Por, pavarësisht se ato po shpëtonin civilë serbë, ishin kapur nga forcat ushtarake në pjesën e territorit të Serbisë, ku më pas edhe ishin ekzekutuar. /lajmi.net