Zbulohen detajet e kontratës së De Ligt, ja sa do përfitojë holandezi

Matthijs de Ligt do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Juventusin dhe klauzola e lirimit prej 150 milionë eurosh nuk do të jetë e vlefshme deri në qershor 2022.

Sport

17/07/2019 09:05

Mbrojtësi i Ajax ateroi vetëm dje në mbrëmje në Torino me një avion privat.

Ai do t’i nënshtrohet testeve mjekësore sot përpara lëvizjes prej 75 milionë euro dhe Sky Sport Italia ka zbuluar detajet e kontratës, transmeton lajmi.net.

Është raportuar që De Ligt dëshironte që klauzola lirimi të përfshihej, por se nuk do të ishte e vlefshme për dy vitet e para.

Klauzola fillon me 150 milionë euro në qershor 2022, por pastaj do të rritet çdo vit për të siguruar përputhjen e vlerës së tij të transferimit teksa fiton përvojën.

Ai do fitojë 7.5 milionë euro në sezon plus bonuse – të cilat pritet të arrijnë kërkesën e tij prej 12 mln euro.

De Ligt mbush 20 vjeç muajin tjetër dhe erdhi si produkt i akademisë së Ajax. /Lajmi.net/