Zbulohen detaje të kontratës, kaq do të përfitojë Tuchel te Bayern Munichu

Trajneri i ri i futbollistëve të Bayernit, Thomas Tuchel, do të ketë një pagë vjetore nga 10 deri në 12 milionë euro në klubin nga Mynihu, raporton Bild, transmeton lajmi.net. Tuchel u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i Bayernit të premten pasi Julian Nagelsmann u shkarkua. Trajneri i ri i Bayernit nesër do të…

Sport

27/03/2023 07:44

Trajneri i ri i futbollistëve të Bayernit, Thomas Tuchel, do të ketë një pagë vjetore nga 10 deri në 12 milionë euro në klubin nga Mynihu, raporton Bild, transmeton lajmi.net.

Tuchel u emërua zyrtarisht si trajneri i ri i Bayernit të premten pasi Julian Nagelsmann u shkarkua.

Trajneri i ri i Bayernit nesër do të zhvillojë stërvitjen e parë me kampionët e Gjermanisë dhe ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2025.

Mediat gjermane kujtojnë se Tuchel u shkarkua nga Chelsea në shtator të vitit të kaluar dhe fitonte 15 milionë euro në vit te klubi londinez.

Bild thekson se Nagelsmann ishte ‘student’ i Tuchel dhe kishte një kontratë me Bayernin deri në qershor 2026.

Ai fitoi Bundesligën dhe dy Superkupa të Gjermanisë me Bayernin dhe këtë sezon e la klubin nga Mynihu në garë për tre trofe./Lajmi.net/