Zbulohen detaje nga projekti i ri i BimBimmës

Reperi i njohur, BimBimma është goxha aktiv në projekte muzikore.

ShowBiz

04/08/2018 20:42

Ai vazhdon të sjell këngë dhe bashkëpunime të ndryshme në të cilat prekë tema të thella sociale, shkruan lajmi net.

Për lajmi.net, BimBimma ka treguar detaje të projektit të ri ku vjen në bashkëpunim me njërin nga reperët më të ri të estradës, Taste 2.

“Kënga titullohet “Mirësevini n’Kosovë”, është bashkëpunim me Taste 2, muzikën e ka bërë Severe Beats, klipin e kanë realizuar “Djemt e Abdullahit”, shprehet ai.

“Prej vet titullit po dihet se çfarë po flasim mase un edhe Taste jemi të vetmit repera me tekste sociale”, tha BimBimma për lajmi.net.

Theksojmë se, gjatë këtij viti Burimi ka qenë mjaftë aktiv me sjelljen e videoklipeve, ku të fundit ka pasur bashkëpunime me Arianitin, “1 ka 1” si dhe bashkëpunimin me Cyanide “Jeta e shkurtë”. /Lajmi.net/

YouTube player