Zbulohen 6 dhoma, ku rritej kanabis me llampa elektrike në Gjirokastër

Dy vëllezër i kishin marrë me qira ambientet e një magazine, ku thonin se do të shisnin dru për zjarr. Biznesi i druve fshihte qëllimin e vërtetë që ishte kultivimi i kanabisit brenda në dhomat e magazinës.

Lajme

11/03/2016 12:33

Policia gjeti 28 thasë me kanabis, pajisje elektrike për ngrohje, 16 filtra për filtrimin e ajrit, pajisje ventilimi, 100 llampa si dhe pajisje të tjera ndihmëse të ishin në funksion të rritjes së bimës narkotike.

Fitimi që do të nxirrnin nga shitja e kanabisit dukej se nuk i përballonte shpenzimet e energjisë. Policia tha se dy vëllezërit e vidhnin energjinë elektrike.