Zbulim: Rrjedhja më e madhe nga shërbimet sekrete në botë

Departamenti hetues i televizionit Al Jazeere ka në posedim qindra dokumente të agjencive më të fuqishme informative në botë.

Bota

23/02/2015 23:51

Bëhet fjalë për rrjedhjen më të madhe të të dhëanve të shërbimeve sekrete të botës në histori, raporton televizioni Al Jazeera për Ballkanin, me seli në Sarajevë.

Gjatë ditëve të ardhshme Al Jazeera, në bashkëpunim me shërbimin Al Jazeera Plus dhe gazetën britanike The Guardian do të publikojë një sërë shkrimesh të quajtura “Kanalet e spiunimit”.

Një analizë e shkruar një muaj pasi Netanyahu paralajmëroi Kombet e bashkuara se Irani është në gjendje të prodhojë bombën atomike.

Dokumenti sekret i shërbimit izraelit Mossad tregon se ky shërbim vërtet beson që Irani është duke zhvilluar armën bërthamore.

Analiza nga viti 2012 është shkruar vetëm një muaj pasi kryeministri izraelit Netanyahu paralajëmroi OKB-në se Irani është në gjendje të prodhojë bombën bërthamore bredna një viti.

“Kjo është bomba, kurse ky është fitili…“

“Kanalet e spiunimit” zbulojnë që, larg nga sytë e opinionit, vetëm një muaj pas kësaj fjale, shërbimi sekret izraelit ka dërguar një porosi krejtësisht tjetër fare.

YouTube player