‘Zbehet’ derbi Lakers – Rockets, mungojnë James e Westbrook

Derbi mes Los Angeles Lakers dhe Houston Rockets do të ketë mungesa të mëdha për të dyja skuadrat.

Sport

06/08/2020 20:08

‘Mbreti’ i  NBA, LeBron James nuk do të jetë gati për ndeshjen kundër Houston, pas disa problemeve që janë paraqitur së fundmi për të.

Sipas njoftimit të Lakers, basketbollisti ka probleme me ijet dhe do të pushohet në ndeshjen kundër Rockets, transmeton lajmi.net.

Në anën tjetër, edhe për Westbrook gjasat janë shumë të vogla që të aktivizohet kundër Lakers.

Me këto dy mungesa, duket se e gjithë vëmendja do të shkojë te James Harden dhe Anthony Davis.

Mbetet të shihet se si Lakers dhe Rockets do t’ia dalin pa LeBron, respektivisht Westbrook. /Lajmi.net/