Zbardhet mega skandali i viteve të 90-ta | Ushtria Serbe shiste leje për turistët në Sarajevë që t’i gjuanin me armë civilët, fëmijët kushtonin më shumë

Prokurorët kanë hapur një hetim mbi turistët që dyshohet se paguan deri në 102,000 euro për të qëlluar civilë gjatë rrethimit të Sarajevës nga Ushtria Serbe e Bosnjës në vitet ’90. Pagesa për të vrarë fëmijë ishte shtesë, sipas dokumenteve të paraqitura nga gazetarë dhe ish-magistratë. Rrethimi katërvjeçar i qytetit shkaktoi vdekjen e mbi 10,000…

Lajme

12/11/2025 13:31

Prokurorët kanë hapur një hetim mbi turistët që dyshohet se paguan deri në 102,000 euro për të qëlluar civilë gjatë rrethimit të Sarajevës nga Ushtria Serbe e Bosnjës në vitet ’90. Pagesa për të vrarë fëmijë ishte shtesë, sipas dokumenteve të paraqitura nga gazetarë dhe ish-magistratë.

Rrethimi katërvjeçar i qytetit shkaktoi vdekjen e mbi 10,000 njerëzve, ndërsa turistët e pasur u transportuan në kodrat përreth Sarajevës për të “gjuajtur” civilët për kënaqësi personale, duke kthyer tmerrin e luftës në një sport makabër, transmeton lajmi.net.

Hetimi, i nisur nga një kallëzim ligjor dhe nxitur nga dokumentari “Sarajevo Safari”, përfshin dëshmi nga ish-agjentë inteligjence, viktima dhe dëshmitarë të mbijetuar, që flasin për turistë të dallueshëm nga veshjet dhe armët, të cilët bashkëpunonin me Ushtrinë Serbe.

Prokurorët po përpiqen të identifikojnë të paktën disa nga pjesëmarrësit, ndërsa dëshmitë tregojnë për rreth 100 persona që morën pjesë në këtë “sport vrasës” gjatë rrethimit të qytetit.

Autoritetet italiane dhe boshnjake premtojnë bashkëpunim për të zbardhur këtë kapitull të errët të historisë./lajmi.net/