Zbardhet dëshmia e Mark Frrokut: Nuk e di përse më ka implikuar Doshi

"Nuk e di përse më ka implikuar në këtë histori kolegu im Doshi.” Këtë ka deklaruar deputeti, Mark Frroku para hetuesve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, i thirrur për të dëshmuar lidhur me çështjen “Doshi”.

Lajme

07/03/2015 17:55

Deputeti i Qarkut të Shkodrës, i njohur si mik i afërt i Tom Doshit, ka mohuar të ketë dijeni për eliminimin fizik, të denoncuara nga vetë Doshi.

Vetë Doshi tha se Frroku e kishte njohur atë me Durim Bamin, person i cili do të kryente atentat ndaj tij. Por, në prokurori Frroku ka deklaruar se, nuk ka dijeni dhe se nuk i ka telefonuar Doshit, siç pretendon ky i fundit. Madje, Frroku shprehet se nuk e njeh fare Bamin, raporton Shekulli.