Zarif: Shumë e rrezikshme që SHBA rrit praninë e saj ushtarake në rajonin tonë

Ministri i Jashtëm i Iranit Javad Zarif deklaroi se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për të dërguar 1.500 trupa shtesë në Lindjen e Mesme është e rrezikshme për rajonin.

Bota

25/05/2019 12:26

“Është jashtëzakonisht e rrezikshme që SHBA-të po rrisin praninë e tyre ushtarake në rajonin tonë. Duhet të përballemi me një situatë të tillë që kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, tha Zarif.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump të premten deklaroi se kishte miratuar dërgimin e 1.500 trupave të tjerë në Lindjen e Mesme, raporton Anadolu Agency (AA).

Në adresimin e tij në Shtëpinë e Bardhë përpara udhëtimit për në Japoni, Trump tha se forcat shtesë të SHBA-së kryesisht janë dërguar me detyrë për mbrojtjen e zyrtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme.

Mediat amerikane para hapit të Trumpit raportuan se presidenti kishte njoftuar tashmë Kongresin për vendimin e tij.

Në disa javët e fundit janë rritur tensionet midis Washingtonit dhe Teheranit ndërsa SHBA-të kanë dërguar njësite në Lindjen e Mesme, si paralajmërim nga kërcënimi Iranian.