Zarif me Macron për uljen e tensioneve Iran-SHBA

Ministri i Jashtëm iranian, Javad Zarif, po bisedon sot me presidentin e Francës Emmanuel Macron në margjinën e samitit të G7 në Biarritz, për mënyrat e mundshme për të lehtësuar tensionet ndërmjet Uashingtonit dhe Teheranit, njofton Presidenca e Francës.

Bota

25/08/2019 20:55

“Udhëheqësit e vendeve të G7 diskutuan dje dhe është e rëndësishme tani t’i jepet Zarifit informacioni i fundit mbi mënyrat për të ulur tensionet dhe krijimin e një atmosfere për negociata me SHBA”, thuhet në njoftim.

Takimet e Zarifit me zyrtarët amerikanë nuk janë planifikuar tani për tani.