Zarate në Botëror me fanellën e Kilit?

Kili është i gatshëm ta marrë Mauro Zaraten në Botërorin e Brazilit. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja ‘Tercera’, sipas së cilës, selektori Jorge Sampaoli dëshiron ta ftojë ish futbollistin e Lazios, Mauro Zarate në mesin e Rojas, duke e shfrytëzuar origjinën kiliane të lojtarit: babai i tij ishte lindur në Calama, qytet në veri…

Sport

07/03/2014 19:00

Kili është i gatshëm ta marrë Mauro Zaraten në Botërorin e Brazilit. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja ‘Tercera’, sipas së cilës, selektori Jorge Sampaoli dëshiron ta ftojë ish futbollistin e Lazios, Mauro Zarate në mesin e Rojas, duke e shfrytëzuar origjinën kiliane të lojtarit: babai i tij ishte lindur në Calama, qytet në veri të Kilit.

Zarate aktualisht luan në Velez, skuadër nga divizioni i parë argjentinas, ku ka realizuar 5 gola dhe është golashënues i kampionatit.

Sulmuesi problematik ka luajtur për Argjentinën vetëm në nivelin e të rinjve dhe ka të drejt ta zgjedh Kilin.

Zarate është rilindur, pas periudhës së errët që e kaloi në Lazio, ndërkohë që ishte huazuar përkohësisht edhe në Inter.

Sipas rregullave të FIFA’s, pasi Zarate ka luajtur vetëm për ekipin U-20 të Argjentinës, me të cilën e kishte fituar Botërorin në Kanada në vitin 2007, ai ka të drejt ta zgjedh Kilin, njëjtë sç iu lejua Diego Costas ta zgjedh Spanjën.

Zarate nuk mund ta mposht konkurrencën e Tevez, Messi, Palacio, Aguero etj te Argjentina, kështu që mund ta zgjedh Kilin, ku do të kishte më pak konkurrencë: Alexis Sanchez, Mauricio Pinilla ed Edu Vargas.