Zaniolo tregon pa dashje se ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Talenti premtues i Romës, Nicolo Zaniolo, duket se ka zbuluar  të ardhmen e tij.

Sport

20/05/2019 23:47

Zaniolo ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Romës, duke regjistruar paraqitje shumë të mira.

Ky fakt ka bërë që shumë skuadra të vihen pas emrit të tij, por duket se lojtari i ka të qarta planet në kokën e tij.

Në reagimin e tij pas çmimit ‘Lojtari më i mirë i ri’, Zaniolo veçse ka zbuluar se do të vazhdojë me Romën.

“Do doja të falënderoja Serie A që më emëroi si lojtari më i mirë i ri. E di se kam akoma punë për të bërë dhe ajo është ajo që planifikojë për çdo ditë, në mënyrë që të arrijmë ato që nuk arritëm këtë vit. Forza Roma!” ka shkruar lojtari në ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

Tinejxheri ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar gjashtë herë në 34 paraqitje me ‘Giallorossi’, përfshirë këtu një dy golësh të paharrueshëm në Ligën e Kampionëve, kundër Portos. /Lajmi.net/