Zaniolo te Reali për 60 milionë euro

Nicolo Zaniolo është synimi i radhës i Real Madridit.

Sport

16/03/2019 12:11

Real Madrid janë impresionuar aq shumë nga talenti i Romës, Nicolo Zaniolo, sa janë të gatshëm të ofrojnë deri në 60 milionë euro për shërbimet e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Corriere dello Sport’, që shkruan se ‘Merengues’ janë të lidhur vazhdimisht me Zaniolon, i cili kishte një paraqitje të mirë në Bernabeu kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, përcjell ‘lajmi.net’.

Zaniolo me paraqitje të mira është shndërruar në një lojtarë të rëndësishëm për Romën, dhe ka fituar një thirrje nga Kombëtarja e Italisë.

Gazeta italiane pretendon se Real Madrid janë të gatshëm të ofrojnë deri në 60 milionë euro për shërbimet e tij.

Real Madrid, në garën për të siguruar shërbimet e Zaniolo, kanë një konkurrencë të fortë me Juventusin, Barcelonën, PSG-në dhe Manchester Cityn./Lajmi.net/