Zaniolo te Juventus – zyrtarizimi këtë javë

Zaniolo do të përfundojë te Juventus.

Sport

05/07/2022 11:05

Ylli italian i Romës, Nicolo Zaniolo pritet të transferohet te skuadra e Juventus.

Lojtari ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me ‘Giallorossi’ dhe romakët janë gati ta shesin kartonin e tij.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Zaniolo ka arritur marrëveshje personale me ‘Biankoneri’, transmeton lajmi.net.

Alfredo Pedulla thotë se marrëveshja mes klubeve mund të mbyllet qysh të enjten.

Thuhet se Juve do ta marrë lojtarin në formë huazimi, për të paguar më vonë 50 milionë euro. /Lajmi.net/