Zaniolo i lumtur tek Roma, tregon synimet e tij

Ylli italian i Romës, Nicolo Zaniolo, ka dhënë disa komente sa i përket situatës së tij tek Roma dhe synimeve të tij me skuadrën.

Sport

21/11/2019 23:52

Zaniolo është shprehur i lumtur me aventurën e tij tek Roma, duke thënë se shpreson që ky të jetë viti i tij.

Lojtari synon që këtë edicion të fitojë në Ligën e Evropës me Romën dhe në Euro 2020 me Kombëtaren e Italisë.

“Kemi atë që duhet për të fituar Euron. I detyrohem shumë Mancinin, sepse ai më ftoi kur askush nuk më njihte mua. Tani shpresoj të shpaguaj besimin në fushë, ashtu siç po bëjë” ka thënë Zaniolo, transmeton lajmi.net.

“Duhet t’i bëjë njerëzit që ta kuptojnë se ky është viti im. Nuk jam djalë i keq. Jam një djalosh që bën gabime” ka thënë tutje lojtari i Romës.

Zaniolo numëron pesë gola me Romën, kurse shënoi edhe dy herë me Italinë, në fitoren 9:1 kundër Armenisë. /Lajmi.net/