Zaniolo bën prioritet kalimin te rivali i Romës

Tanimë nuk është sekret që ylli i Romës, Nicolo Zaniolo e dëshiron largimin në këtë janar, dhe me këtë gjë janë pajtuar edhe krerët e ‘Giallorossëve’. Zaniolo ka oferta nga klubet e Premier Ligës, por si duket prioriteti i tij është të qëndrojë në kampionatin italian, transmeton lajmi.net. Në fakt, 23 vjeçari thuhet se e…

Sport

26/01/2023 16:51

Tanimë nuk është sekret që ylli i Romës, Nicolo Zaniolo e dëshiron largimin në këtë janar, dhe me këtë gjë janë pajtuar edhe krerët e ‘Giallorossëve’.

Zaniolo ka oferta nga klubet e Premier Ligës, por si duket prioriteti i tij është të qëndrojë në kampionatin italian, transmeton lajmi.net.

Në fakt, 23 vjeçari thuhet se e ka bërë prioritet kalimin te rivali i Romës, Milani, ku dëshiron me çdo kusht kalimin te kampioni italian, pasi që kushtet personale mes dy palëve veçse janë arritur.

Në anën tjetër, skuadra angleze Bournemouth i ka ofruar Romës 30 milionë euro plus bonuse, si dhe një klauzolë prej 10% nëse e shesin Zaniolon në të ardhmen.

Ndërkaq, Milani po ofron marrëveshje huazimi me të drejtë blerje.

Ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje, bënë të ditur eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano./Lajmi.net/