Zanfina e përgëzon kryetarin e Rahovecit për iniciativën që e ndërmori ndaj kafshëve

Këngëtarja, Zanfina Ismaili ka një dashuri të madhe për kafshët.

ShowBiz

08/01/2019 21:59

E së fundmi i është gëzuar lajmit të cilin e dha kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se do t’i ndëshkojë të gjithë ato raste të keqtrajtimit të vrasjes dhe garave të kundërligjshme të kafshëve.

Për këtë, Zanfina ka reaguar përmes një postimi të ndarë me ndjekësit në InstaStory teksa thotë:

“Më në fund një kryetar komune të ndërmarrë një iniciativë humane! Të gjithë duhet ta ndjekin këtë shembull, nëse po mendoni të jeni në BE ndonjëherë. Faleminderit z.Smajl ky është një super lajm për të gjithë kafshë dashësit e paktë të Kosovës”, janë fjalët e saj. /Lajmi.net/