Zanetti zbulon zhgënjimin më të madh në karrierë

Legjenda e Interit, Javier Zanetti ka zbuluar dështimin për të ndihmuar Adriano të kalojë depresionin pasi vdekja e babait të tij ishte humbja më e madhe e karrierës së tij.

Sport

05/09/2019 12:11

Adriano ishte parë si një sulmues shumë premtues gjatë kohës së tij me Interin dhe shënoi 29 gola në 50 paraqitje për Brazilin, por ka luftuar që nga largimi në Serie A, duke pasur huazime me ekipe të ndryshme braziliane.

Zanetti është parë si një figurë legjendare në San Siro, pasi ka luajtur mbi 850 ndeshje për Interin, por thotë se zhgënjimi më i madh i karrierës së tij ishte paaftësia për të shpëtuar ish-shokun e tij të skuadrës nga depresioni, transmeton lajmi.net.

Ai tha, siç citohet nga Semper Inter: “Ne po luanim në një ndeshje miqësore kundër Real Madrid, ai shënoi një gol mbresëlënës. Unë i thashë vetes, ‘Javier, pikërisht këtu është Ronaldo i ri! Ai i ka të gjitha – forca, teknikë, driblim, shpejtësi, goditjet, goditjet me kokë…”

”Adriano kishte një baba me të cilin ishte i lidhur shumë. Para sezonit, në të vërtetë në kohën kur ne po luanim në TIM Trofeo, ndodhi diçka tronditëse. Ai mori një telefonatë nga Brazili: ‘Adi, babi ka vdekur’… E pashë në dhomën e tij, ai hodhi telefonin dhe filloi të bërtas”.

“Ju nuk mund ta imagjinoni atë lloj ulërime. Unë rrënqethem edhe sot e kësaj dite. Që nga ajo ditë [Massimo] Moratti dhe unë vetë vëzhguam atë pasi ai ishte vëllai ynë i vogël”.

“Gjithsesi, ne nuk kemi arritur ta largojmë atë nga depresioni. Dhe kjo është ndoshta humbja ime më e madhe e një karriere të tërë. Akoma më dhemb mua se isha aq i pafuqishëm”, tha italiani. /Lajmi.net/