Zanetti lavdëron Shaqirin
Ish kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka lavdëruar mesfushorin Xherdan Shaqiri duke e quajtur lojtar të madh.

Sport
Legjenda e Interit, Javier Zanetti, e ka lavdëruar futbollistin kosovar, Xherdan Shaqiri.
Ish-futbollisti argjentinas thotë se futbollisti i ri “Nerazzurri” është i fuqishëm, por se duhet t’i jepet ende kohë për t’u adaptuar në futbollin italian.
“Shaqiri është lojtar i madh. Është mjaft i fuqishëm dhe ne duhet t’i japim ende kohë për t’u adaptuar”, deklaroi drejtori i Interit për “Sky Italia”.
Shaqiri e la Bayern Munichun gjatë janarit, për t’u transferuar në Inter.