Zanetti: Këta dy futbollistë do të transferohen në Inter
Ish kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka pranuar se klubi është në përpjekje për transferimin e dyshes, Ivan Perisic dhe Ezequiel Lavezzi.

Merkato
Ish kapiteni i Interit, Javier Zanetti ka bërë të ditur se klubi është në përpjekje për transferimin e dyshes, Ivan Perisic dhe Ezequiel Lavezzi.
“Nerazzurrët” janë në kërkim të përforcimeve të fundit të këtij afati kalimtar të verës.
Dhe, Zanetti ka pranuar se mesfushori ofanziv i Wolfsburgut dhe sulmuesit i krahut i Paris Saint-Germain janë objektivat e klubit nga Giuseppe Meazza.
“Jemi duke punuar në përforcimin e ekipit”, deklaroi Zanetti për “Gazzetta.it”.
“Perisic dhe Lavezzi? Ideja është kjo, do të shohim nëse mund t’i realizojmë”, u shpreh ai.