Juventus shfaq interesim për Depayn

Klubi italian po synon të bëjë përforcime në repartin ofanzivë.

Sport

26/11/2021 14:51

Skuadra e Juventusit duket se nuk është e kënaqur me opsionet që ka momentalisht në repartin e sulmit, transmeton lajmi.net.

Zonja e Vjetër tashmë është duke monitoruar disa futbollistë që të transferojë njërin prej tyre në fund të edicionit

Sipas ‘El Nacional’, në mesin e të preferuarve te ‘Bianconerët’ është futbollisti i Barcelonës, Memphis Depay.

Depay iu bashkua Barçës verën e kaluar si futbollistë i lirë, por nuk ka treguar formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe gjiganti spanjoll është i hapur për shitjen e tij.

Juve është e gatshme të shpenzojë për blerjen e holandezit, dhe gjasat janë të mëdha që ai të largohet nga “Camp Nou”. /Lajmi.net/