Zanetti beson në rikthimin e Special One

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, beson se Jose Mourinho do të kthehet në drejtim të Nerazzurrëve. Edhe pse është në Chelsea, ai thotë se Mourinho është ende pjesë e klubit italian. Javier Zanetti nuk do të jetë në gjendje të luajë para nëntorit, por ai vazhdon të jetë në qendër të projektit të Interit. Ikona…

Sport

05/09/2013 12:41

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, beson se Jose Mourinho do të kthehet në drejtim të Nerazzurrëve. Edhe pse është në Chelsea, ai thotë se Mourinho është ende pjesë e klubit italian.

Javier Zanetti nuk do të jetë në gjendje të luajë para nëntorit, por ai vazhdon të jetë në qendër të projektit të Interit.

Ikona e Nerazzurrëve është duke u rikuperuar nga lëndimi i rëndë në ligamentet e gjurit, por tashmë ka filluar të mendoj për të ardhmen.

Edhe pse Walter Mazzarri ka dhënë shenja pozitive në ndeshjet e para me Interin pas angazhimit në rolin e trajnerit, Zanetti mendon se në të ardhmen do të ndodh një rikthim i madh i një strategu të madh në Giuseppe Meazza.

“Kam pasur mundësi ta dëgjoj në telefon dhe kemi shkëmbyer disa mesazhe kur më ka motivuar për rikthimin në fushë. Edhe pse është në Chelsea, Mourinho është ende pjesë e klubit tonë. Mendoj se herët ose vonë do të kthehet tek ne, edhe pse unë ndoshta nuk do të jem më në fushë”, deklaroi Zanetti gjatë një interviste për Sport Voetbalmagazine.

‘Special One’ udhëhoqi Interin gjatë periudhës 2008-2010 dhe fitoi të gjithë titujt e rëndësishëm përfshirë Serinë A, Kupën e Italisë dhe Ligën e Kampionëve, para largimit nga klubi drejt Real Madridit.