Zamorano: Barcelona nuk mund ta përballojë çmimin e Lautaro Martinez

Barcelona mund të mbetet pa shërbimet e Lautaro.

Sport

25/05/2020 09:46

Lautaro Martinez vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Barcelonës, me mekraton e verës që po afron.

Argjentinasi pëlqehet shumë nga Barcelona, por çmimi për kartonin e tij mund të jetë një nga problemet kryesore, insiston ish sulmuesi i Inter, Ivan Zamorano.

Zamorano është i mendimit se skuadra katalane nuk ka mundësi që të paguajë 111 milionë eurot e kërkuara për yllin e Inter.

“Vërtetë shpresoj që Lautaro do të qëndrojë tek Inter. Ai është djalë i ri, 22 vjeç; Cavani është 11 vite më i vjetër dhe ka eksperiencë me skuadra të ndryshme. Por, ardhja e Cavani nuk ka të bëjë asgjë me shitjen e Lautaro”, ka thënë Zamorano, duke komentuar merkaton e Inter, transmeton lajmi.net.

“Barcelona ka probleme ekonomike që nuk e lejojnë të shkojë pas Lautaro, kështu që sipas opinionit tim, ai do të qëndrojë. Nuk kam dyshim”, ka shtuar ish anëtari i ‘Nerazzurri’.

Inter kërkon 111 milionë euro për shërbimet e Lautaro, dhe vërtetë Barca duket të mos jetë e aftë të paguajë këtë shifër.

Katalanët po shqyrtojnë secilin opsion për shkëmbim lojtarësh, që do të reduktonte çmimin prej 111 milionëve. /Lajmi.net/