Zaha mund të largohet nga Crystal Palace këtë verë

Wilfred Zaha me shumë gjasë do të largohet në verën e këtij viti nga skuadra e Crystal Palace.

Sport

05/05/2022 18:48

Anësori ka vendosur të mos nënshkruajë kontratë të re me “Eagles”, transmeton lajmi.net.

Sulmuesit i skadon kontrata në verën e vitit 2023, andaj, për të mos u larguar falas, skuadra londineze mund ta lirojë futbollistin në fund të këtij sezoni, transmeton lajmi.net.

Të interesuar për shërbimet e lojtarit janë Arsenali, Milani e Newcastle.

Gjatë këtij sezoni me Crystal Palace, Zaha ka shënuar 12 gola dhe një asiste në 30 ndeshje. /Lajmi.net/