Zaha: Ishte e mrekullueshme që kishte interesim nga Arsenal

Wilfried Zaha ka lënë të hapur mundësinë për largimin nga Crystal Palace.

Sport

06/06/2020 20:02

Anësori i Crystal, Zaha, ka pranuar se interesimi nga ana e Arsenal ishte një gjë e mrekullueshme për të.

27 vjeçari nuk e ka mbajtur t ë fshehur faktin se ai do të mirëpriste një mundësi për t’u bashkuar me klubin që e përkrahte kur ishte i vogël.

“Ishte mirë. T’i mbështetës ata dhe të kesh interesimin e tyre njëkohësiht, të lë të mendosh “kjo është e mrekullueshme”, ka thënë Zaha, transmeton lajmi.net.

“Por gjërat kurrë nuk funksionojnë ashtu si ti dëshiron, kështu që duhet vazhduar përpara. Unë po mendoja se kjo mund të ndodhë. Por, e gjithë familja ime po shikonte, por nuk funksionoi”, ishin fjalët e anësorit të Crystal.

“Jam 27 vjeç, trofetë më interesojnë. Nëse ka mundësi që të fitosh trofe, atëherë 100%. Kjo është 100% çfarë dua në karrierën time dhe për çfarë po punoj”, ishin fjalët e Zaha, duke mos mbyllur dyert për Arteta dhe skuadrën e Arsenal.

Kriza ekonomike e pasuar nga Covid-19 do të vështirësojë edhe më shumë punët për transferimin e Zaha tek Arsenal. /Lajmi.net/