Zaha duket se ka marrë vendimin e tij, lojtari po ikën nga Crystal Palace

Ylli i Crystal Palace, Wilfried Zaha, duket se është i vendosur për të ardhmen e tij.

Sport

20/04/2019 21:04

Me deklaratat e tij të fundit, sulmuesi anësor ka lënë të kuptohet se mund të largohet nga skuadra e Crystal Palace.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë duket se ëndërron paraqitjet në kompeticionin më prestigjioz në Evropë, në Ligën e Kampionëve.

Këtë dëshirë, lojtari e ka shprehur në deklaratën e tij të dhënë për ‘Goal’, të cilën lajmi.net ua përcjell më poshtë.

“Unë duhet të përjetojë Ligën e Kampionëve” ka thënë fillimisht Wilfried Zaha, transmeton lajmi.net.

“Unë vetëm kam nevojë që të më jepet mundësia, kaq. Pjesën tjetër do ta bëjë vet” ka shtuar tutje anësori.

Skuadra aktuale e tij nuk është as afër që të kualifikohet në këtë garë, kurse Manchester United, të cilët interesohen për lojtarin, janë në garë për një vend në top katërshe, por kanë gjasat e vogla që të arrijnë synimin e tyre.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e ardhshme për yllin e Premierligës, i cili ka dhuruar spektakël këtë edicion. /Lajmi.net/