Zaha do të huazohet te Bayern? Ja si përgjigjet Hodgson

Trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson, ka komentuar situatën e yllit të skuadrës së tij, Zaha.

Sport

13/01/2020 16:21

Wilfried Zaha po lidhet me një kalim të mundshëm tek skuadra e Bayern, tash e disa ditë.

Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë pëlqehet nga drejtuesit e Bayern, të cilët kanë nevojë për përforcime në krahë, por një huazim të lojtarit në Bundesliga, trajneri i tij e sheh si të pamundur.

“Një huazim tek Bayern? A e keni seriozisht? Nga erdhi kjo?” është përgjigjur Hodgson, transmeton lajmi.net.

Trajneri tutje ka thënë se do ta kontaktojë Karl Heinz Rummeniggen për ta pyetur nëse kjo është e vërtetë.

Këto deklarata të Hodgson lënë të kuptohet se një kalim i tillë vështirë se do të ndodh. /Lajmi.net/