Zagrebi nën ujë, përmbytje edhe atje (Video)

Në Zagreb ka pasur një pezullim të pjesshëm të trafikut. Siç raportojnë mediat kroate, uji ka arritur nivelin deri në gjysmë metri, ndërsa në disa vende deri në 70 cm.

Lajme

26/05/2014 16:57

Mot shumë i keq ka kapluar kryeqytetin kroat, ku në pjesë të caktuara të qytetit është ndërprerë edhe trafiku. 

Në Dubravë, pjesë e Zagrebit, janë përmbytur disa rrugë dhe sipas vlerësimeve jozyrtare, thellësia e ujit ka shkuar deri në 70 centimetra. 

Ekipet e shpëtimit kanë intervenuar për shpëtuar qytetarë të cilët kishin ngelur në mes të stuhisë. 

Zjarrfikësit zagrebas kanë raportuar për 30 ndërhyrje të kryera, ndërsa rreth 40 janë ende në zhvillim e sipër. 

Një natë më parë mot i keq kishte kapluar kqyeqendrën maqedonase, Shkupin.