Zagrebi dërgon notë proteste Beogradit për Sheshelin

Ministria e punëve të jashtme dhe evropiane kroate, ka kërkuar që sa më shpejtë të dënohen ata që përballë ambasadës kroate në Beograd, i kanë vënë flakën flamurit kroat.

Lajme

06/08/2015 16:23

Siç është raportuar nga mediat kroate, protesta i është dorëzuar të ngarkuarit me punë në ambasadën e Serbisë në Zagreb, Bosi  Prodanoviq, transmeton lajmi.net.

Ndihmës shefi i diplomacisë kroate, Zeljko Kupreshak, ka përsëritur se është e papranueshme që i akuzuari për krime lufte Vojisllav Sheshel me disa përkrahës të tij duke mos u penguar nga policia, ka djegur flamurin kroat dhe me deklaratat e tij ka rikujtuar retorikën e viteve të 90-ta, shkruan B92.

“Një deklaratë të tillë e dënojmë dhe plotësisht e refuzojmë. Edhe një herë u dëshmua se deklaratat e kriminelëve të dënuar të luftës përveç që po i bëjnë dëm Serbisë, ata po i bëjnë dëm edhe bashkëpunimit rajonal, marrëdhënieve mes vendeve të rajonit në rrugën e tyre evropiane”, ka deklaruar Kupreshak.

Ai shtoi se ngjarjet që i paraprinë incidentit nuk kanë sjellë qetësim të situatës, veprim racional dhe të përgjegjshëm, ashtu sikurse edhe bisedimet e zyrtarëve të lartë të Serbisë që po prodhojnë efekte kundërproduktive në normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. (lajmi.net)