Zaev publikon “bombën” e tetë, ja manipulimet zgjedhore

Partia opozitare LSDM ka nisur sonte publikimin e materialeve të ashtuquajtura “bomba”, që kanë të bëjnë me biseda të përgjuara të pushtetin aktual.

Lajme

10/03/2015 20:03

Në Sallën Universale në Shkup është duke u zhvilluar publikimi i këtyre bisedave të përgjuara që kanë të bëjnë me skandale dhe afera të pushtetit aktual, raporton agjencia Ina.

Në bisedat e para të përgjuara telefonike dëgjohet se si ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, dhe ministri i Arsimit, Spiro Ristovski, porosisin letërnjoftime për tu shfrytëzuar për votime masive dhe të falsifikuara në Strumicë dhe Resnjë. Gjithashtu, dëgjohet një zë gruaje e cila thekson se kjo që po bëjnë është rrezik i madh.

Në bllokun e dytë të bisedave dëgjohet zëri i Mile Janakievskit se si ka ardhur tek çelësi i një depoje ku ruhen fletëvotimet dhe se ai merret vesh me shefin e shërbimit sekret, Sasho Mijallkov, për të grabitur këto materiale dhe për të parë se kush si ka votuar, si dhe si do të përdotrej ky material për presione ndaj qytetarëve.