Zaev: Maqedonia të dielën e bashkuar të votojë për ardhmëri evropiane

Përfundimin e fushatës për Maqedoni evropiane e planifikuam për në Tetovë, sepse Tetova çdoherë ka qenë Evropë në pakicë dhe shembull për multietnicitetin e Maqedonisë dhe pasurinë në  llojllojshmëri. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev në tribunën e fundit para heshtjes për prononcimin për referendumin e së dielës.

Lajme

27/09/2018 23:46

Ai theksoi se Maqedonia me shekuj ka qenë multietnike dhe së bashku ka qenë e bashkuar dhe pret që ashtu e bashkuar të dielën të dalë në referendum dhe të votojë për Maqedoni evropiane.

“Bashkësia është pasuri, ndërsa koncepti i një shoqërie për të gjithë që bashkërisht e ndërtojmë çdo ditë rritet, sepse dëshira jonë e përbashkët është që ta ndalojmë largimin e të rinjve jashtë vendit dhe t’i kthejmë ata që janë larguar. Ali Ahmeti flet në gjuhën maqedonase, maqedonas në Veles fshijnë grafite ofenduese për shqiptarët që e konfirmon konceptin një shoqëri për të gjithë”, tha Zaev.

Lidhur me prononcimin në referendum, Zaev tha se ky është vendim historik dhe është e rëndësishme që të gjithë së bashku të mos u nënshtrohemi disa lojërave të fshehura.

Kemi miq nga vendet e huaja të cilët ose erdhën tek ne ose neve na ftuan të shkojmë tek ata.

“Edhe qilimi i ku në të gjithë kryeqytetet evropiane nuk u shtrua për Zoran Zaevin nga fshati Murtino, por për Maqedoninë dhe konceptin për shoqëri, ndërsa përfitimet nga NATO dhe BE-ja do të jenë të mëdha dhe do të thotë paqe, stabilitet, siguri, ekonomi më të mirë, infrastrukturë dhe do të na ndihmojnë të bëhemi pjesë e botës së zhvilluar”, tha kryeministri Zaev në tribunën përmbyllëse në Tetovë në virgjilje të referendumit.