Zaev: Kemi dëshmi edhe për rastin e Gushincës

Partia Opozitare LSDM, ka dokumente edhe për incidentin në Gushincë, por ato nuk do të publikohen deri derisa të kompletohen të gjitha dokumentet.

Lajme

28/04/2015 15:58

Kështu deklaroi Lideri i opozitës në Maqedoni, Zoran Zaev, duke thënë se dokumentet janë dorëzuar nga qytetarë të ndryshëm të cilët kanë qasje në to.

Sipas Zaevit, ngjarja me Gushincës edhe sikur të jetë e inskenuar nga vet Qeveria edhe sikur të mos jetë ajo duhet të mbajë përgjegjësi për këtë rast.

Ai thotë se qëndrimi i opozitës është i njëjtë me ato të qytetarëve, se në Maqedoni, vet qytetarët nuk do të lejojnë të ketë konflikte ndëretnike./zhurnal.mk/