Zaev iu kërkon falje gazetarëve

Ju kërkoj falje të gjithë gazetarëve dhe më vjen keq që keni qëndruar deri në orët e hershme të mëngjesit.

Lajme

11/09/2019 12:41

Kështu ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në një konferencë për media pas takimit të liderëve maqedonas që u zhvillua mbrëmë.

“I kam parasysh reagimet e gazetarëve dhe e kuptoj revoltën e tyre. Më vjen keq që përfundoi kështu dhe pas orës 3 të mëngjesit nuk kemi mundër për të arritur marrëveshje, për t`i dhënë deklaratat e para” ka thënë Zaev.

Mbrëmë gazetarët e të gjitha mediave në Maqedoninë e Veriut që ishin prezent i kishin pritur krerët e partive maqedonase për deklarata, mirëpo nuk kishte ndodhur, me çka të gjithë gazetarët kishin vendosur që të lëshojnë vendin dhe të mos presin më, raporton Alsat-M.