Zaev: Duam me të mirë ta ndryshojmë pushtetin

Në një tubim me gratë e LSDM-së me rastin e festës së 8 Marsit me moton "Për barazi", kryetari i LSDM-së deklaroi se duan që ta ndryshojnë pushtetin me të mirë edhe pse Gruevski dhe Ivanovi gjatë tërë kohës provokojnë konflikt.

Lajme

05/03/2017 16:07

“Ne jemi popull i vogël, të gjithë farefis me njëri-tjetrin, prandaj nuk duam që të shkaktojmë konflikt për ta rrëzuar regjimin. Gruevski dhe Ivanovi vazhdimisht provokujnë konflikt por ne kemi vendosur ta marim pushtetin me të mirë, me të bukur”, deklaroi Zaev.

Zaev nuk harroi të përsërisë premtimet parazgjedhore, sidomos për nënat e vetme, të cilat qeveria e re do t`i lirojë nga taksat dhe do t`u mundësojë punësim dhe shkollim falas të fëmijëve.

Lideri i LSDM-së i përgëzoi dhe falënderoi gratë e të gjitha etnive të cilat zgjodhën Jetën në zgjedhjet e 11 dhjetorit.