Zac Efron nuk i kujtohet kënga që e ka kënduar vetë ai(Video)
Aktori Zac Efron harron titullin e këngës që ka kënduar vetë në filmin muzikal 'High School Musical'.

ShowBiz
Në një intervistë për të promovuar filmin e tyre më të ri ‘We are your friends’ Zac Efron, Emily Ratajkowski dhe regjisori Max Joseph kanë luajtur një lojë për të qëlluar këngën që në sekondat e para.
Fillimi ka shkuar mirë derisa në sfond ka filluar kënga ‘Breaking Free’, këngë kjo që vetë Efron e ka kënduar në filmin e parë të ‘High School Musical’, transmeton Lajmi.net.
Ai e ka ditur menjëherë që kënga është nga filmi, por nuk i është kujtuar titulli derisa Vanessa Hudgens ka kënduar pjesën e saj dhe është përmendur titulli.
Vërtetë një situatë e pakëndshme për aktorin, i cili u justifikua se janë tri filma të ‘HSM’ dhe shumë këngë./Lajmi.net
