Zabaleta: Aguero në nivel me Messin dhe Suarezin

Pablo Zabaleta e ka lavdëruar bashkëlojtarin te Manchester City, Sergio Aguero, pas pesë golave të shënuar nga ky i fundit në një ndeshje.

Sport

05/10/2015 11:04

Zabaleta ka thënë se Aguero është njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, në rang me Messin dhe Suarezin.

“Kemi folur kohëve të fundit lidhur me pozitëv e Agueros në mesin e sulmuesve më të mirë në botë dhe sigurisht ai është njëri nga ta”, tha mbrojtësi.

“Ne lirisht mund t’a vendosim më një rang me sulmuesit më të mirë, si Luis Suarez, Lionel Messi, Neymar dhe Karim Benzema. Ai është i të njejtit nivel”, theksoi Zabaleta.