Z Mobile Prishtina dorëzohet në fund

Z Mobile Prishtina është dorëzuar vetëm në çerekun e fundit për t’u mposhtur me rezultat  77–80 në ‘Pallatin e Rinisë’ nga Pallacanestro Varese, në ndeshjen e 1/8 së finales së FIBA Europe Cup.

Sport

06/03/2019 22:28

Kryeqytetasit, që patëm një fillim jo të mirë të kësaj sfide, u rikthyen në lojë në çerekun e dytë dhe të tretë, për t’i vënë në vështirësi serioze pesë herë kampionët e Evropës, të cilët u këndellën në çerekun e fundit, për t’u larguar me fitore nga Kosova.

Pavarësisht mbështetjes së madhe të tifozëve, Z Mobile Prishtina nuk regjistroi fillim të mirë në çerekun e parë, duke u mundur me rezultat 12:25 nga mysafirët italian.

Por, një Prishtinë tjetër pamë në çerekun e dytë, që arritën të fitojnë me tetë pikë epërsi, 20-12,  për të shkuar në pushimin e pjesës së parë me rezultat të përgjithshëm 32:37.

Për t’u mbajtur mend ishte çereku i tretë, ku me mbështetjen e madhe të tifozëve, me angazhim të madh të lojtarëve si në fazën e mbrojtjes ashtu edhe në sulm, kryeqytetasit arritën të fitojnë me rezultat 28:15, për të shkuar në pauzën e shkurtër me epërsi prej tetë pikësh.

Çereku i katërt ishte vendimtar për përcaktimin e fituesit. Përvoja në arenën ndërkombëtare duket se ndihmoi skuadrën e Varesse, që arritën ta fitojnë këtë çerek me rezultat 17:28, për të përmbysur rezultatin e përgjithshëm, dhe për të shënuar fitore të ngushtë me rezultat 77:80.

Ndeshja e kthimit në Itali zhvillohet pas një jave./Lajmi.net/